Legalizime të paligjshme/ Kallëzohen penalisht 20 zyrtarë dhe ish zyrtarë, 75 në...

Legalizime të paligjshme/ Kallëzohen penalisht 20 zyrtarë dhe ish zyrtarë, 75 në hetim disiplinor

275
SHPËRNDAJE
Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja denoncoi dy raste të legalizimeve të paligjshme në vend ku njëri ishte në Pogradec dhe një në Sarandë. Manja tha se 20 zyrtarë dhe ish zyrtarë janë në hetim dhe 75 të tjerë në procedim disiplinor.

Ne Pogradec janë hetuar 15 zyrtarë dhe ish zyrtarë pasi u lejua legalizim i një objekti brenda ambienteve të një shkolle. Ndërsa në Sarandë në zonën Turizëm kanali i Cukës janë legalizuar pa leje dy objekte 70 dhe 81 metra katrorë në një kohë që IKMT kishte kërkuar shembjen e tyre.

“Një denoncim nga një qytetar na ka sinjalizuar për disa legalizime në Sarandë, pranë Kanalit të Ccukës. Pas hetimit administrativ në kadastrën është verejtue legalizimi i dy objekteve 74 dhe 80 m2. Në dokumentacion ka mangësi. Në dosjen është një shkresë zyrtare e IKMT që kërkonte prishjen e këtyre objekteve. Janë kallëzuar penalisht ish drejtori i kadastrës, deri tek specialistët përkatës.Nga një hetim në zyrat vendore arsimore kanë rezultuar një seri shkeljesh dhe inspektime fiktive dhe akte konstatimi fiktiktive. Është kërkuar procedim disiplinor për disa zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, por edhe në zyrat arsimore rajonale. Jane propozuar masa ëshë për zyrtarë në AKBN, aku, drejtoria e përgjitshme e doganave, agjencia e zonave të mbrojtura, drejtoria e tarimeve.”- tha Ulsi Manja. 

S'KA KOMENTE