Lajm i mirë për shqiptarët që kanë punuar në Greqi, nisin negociatat...

Lajm i mirë për shqiptarët që kanë punuar në Greqi, nisin negociatat për njohjen e pensioneve

648
SHPËRNDAJE

Ministria për Evropën dhe Punën e Jashtme ka njoftuar se sot është mbledhur komisioni i ekspertëve mes Shqipërisë dhe Greqisë për të bërë mundur arritjen e marrëveshjes për pensionet.

Njoftimi i Plotë:

Athinë, u zhvillua me sukses mbledhja e parë e komisionit të ekspertëve Shqipëri  -Greqi për çështjet e sigurimeve shoqërore. 

 Diskutimet teknike dhe shkëmbimi i informacioneve është një hap tepër pozitiv në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për arritjen e marrëveshjes në fushën e pensioneve, e cila do të materializojë parimin e mbrojtjes sociale për çdo qytetar i cili ka kontribuar aktivisht në ekonomitë e të dy vendeve tona. 

S'KA KOMENTE