Laboratori i drogës në Fier, SPAK “letërporosi” autoriteteve kolumbiane

Laboratori i drogës në Fier, SPAK “letërporosi” autoriteteve kolumbiane

116
SHPËRNDAJE

SPAK vijon hetimet, për ngarkesën e 26 tonëve me pleh organik artificial, që u përdor si kamuflazh për të trafikuar 430 kilogramë kokainë, me vlerë 40 mln euro. Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije se është në kontakt të vazhdueshëm me agjensitë e huaja ligjsbatuese. 

Sipasburimeve, SPAK përveç informacioneve të mbledhura nga autoritetet malazeze dhe DEA Amerikane, pritet t’i dërgojë letërporosi dhe në Kolumbi. Mesohet se në letërporosi janë disa pyetje ku të mësohet se ku është ngarkuar malli, kush janë personat e tjerë që janë përfshirë atje, dhe anëtarët e tjerë të grupit që kanë dalë garant për shitjen e lëndës narkotike dhe futjen e saj në treg. 

Gjithashtu, informacion do kërkohet edhe për shtetasin kolumbian, nëse ai është person me precendentë e anëtar i ndonjë grupi në vendin përtej oqeanit. Zamir Rodrigues, hyri ilegalisht në vendin tonë, ku ai do bënte ndarjen e plehut nga kokaina. SPAK është duke vijuar një sërë veprimesh paralelisht, lidhur me këtë çështje. Mësohet se po bëhen edhe ekzaminimet e mallit të sekuestruar dhe administrimit të provave të reja për 10 të arrestuarit në vendin tonë. 

Të dhënat për planet e grupit për trafikun dhe ndarjen e kokainës në banesën e Viktor Çervanakut janë përfituar nga përgjimet telefonike dhe ambientale që i janë bërë grupit. Përgjimet më të së shumti janë nga komunikimet e Denilson Cervanakut dhe të dashurës së tij Enxhi Ferhati, ku shpesh ata mundoheshin të mos përmendin emra, duke shfaqur frikë nga përgjimet.

S'KA KOMENTE