Ky është 58-vjeçari që vrau me sëpatë kunatën e tij 

Ky është 58-vjeçari që vrau me sëpatë kunatën e tij 

570
SHPËRNDAJE

Personi në foto është Tafik Tashi, i cili ditën e djeshme vrau me sëpatë motërn e gruas në fshatin Bradashesh të Elbasanit.

Ai para grupit hetimor ka deklaruar se kunatën, Alma Qevanin e ka vrarë sepse ajo nuk e lejonte bashkëshorten e tij që të shkonte në shtëpinë ku jetonin, madje është shprehur se kunata shpesh e ofendonte.

“Kishte kohë që më ofendonte, nuk munda ta duroj dot ma thoshte impotent, sa herë madje edhe në prani të familjarëve”, mësohet të këtë thënë ai.

Kujtojmë që Tashi vrau me sëpatë kunatën 44-vjeçare. Policia e arrestoi atë në rrugë teksa ishte duke vrapaur në drejtim të paditur, ndërsa në dorë mbante sëpatën e lyer me gjak.

S'KA KOMENTE