Ky është 17-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Greqi, makina shpërtheu në...

Ky është 17-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Greqi, makina shpërtheu në flakë

175
SHPËRNDAJE

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar ndodhi ditën e djeshme në Kefalonia të Greqisë.

Mediat greke kanë publikuar fotografinë e 17-vjeçarit me emrin Fabio që humbi jetën pasi makina që drejtonte shoku i tij humbi kontrollin dhe u përfshi nga flakët.

Ngjarja ndodhi në zonën e Lassi, Argostoli. Pas shkollës, katër miq me origjinë greke dhe shqiptare hipën në makinën e njërit prej tyre dhe u nisën drejt aeroportit të ishullit, thjesht për një xhiro.

Ndërkohë, rrugës, shoferi 18-vjeçar i cili sipas policisë rrugore është me leje drejtimi, humbi kontrollin e makinës për arsye të panjohura dhe përfundoi në trotuar ku mjeti u përmbys, ndërsa pak çaste më vonë shpërtheu në flake. 4 të rinjtë po përpiqeshin të dilnin ndërsa njëri prej tyre, 17-vjeçari Fabio, nuk mundi dot.

Kalimtarët lajmëruan ambulancën dhe zjarrfikësen, ndërsa punonjësit e kësaj të fundit shuan zjarrin dhe nxorën trupin e djegur të të riut fatkeq.

S'KA KOMENTE