Kuvendi mblidhet në seancë për shkarkimin e Ahmetajt

Kuvendi mblidhet në seancë për shkarkimin e Ahmetajt

64
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme në orën 17:00, kuvendi do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar ndryshimet e bëra në qeveri. Deputetët socialistë pritet të miratojnë shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zëvendës kryeministrit dhe zëvendësimin e tij nga Belinda Balluku e cila mban njëkohësisht edhe postin e ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës.

Gjithashtu do të votohet edhe për emërimin e ministres së Shtetit, Majlinda Dhuka e cila do të ketë postin e kryenegociatores së Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. 

Vendimet u publikuan mëngjesin e të hënës, ku Rama vendosi për ndryshimet e bëra në qeveri. Ndërsa Bajram Begaj i miratoi duke bërë kështu që të jenë vendimet e para të dekretuara nga ana e tij.

Opozita kërkoi që ndryshimet në qeveri të mos kaloheshin pa debat dhe për këtë arsye Alibeaj depozitoi në kuvend kërkesën e cila u rrëzua.

S'KA KOMENTE