Kush janë 2 vëllezërit shqiptarë që u shuan në aksident në Itali

Kush janë 2 vëllezërit shqiptarë që u shuan në aksident në Itali

368
SHPËRNDAJE

Mediat italiane kanë bërë publik emrat e dy vëllezërve shqiptarë të cilët humbën tragjikisht jetën mëngjesin e së shtunës në zonën e Chessa në Itali.

Ata janë Mersin e Aklen Myftarago, 44 dhe 38 vjeç. Dy vëllezërit jetonin prej vitesh në Arcille dhe punonin në bujqësi. Mersini kishte dy fëmijë dhe bashkëshortja e tij ishte shtatzënë me të tretin, ndërsa Alkeni kishte 3 fëmijë.

Vëllezërit Myftarago kishin dalë herët nga shtëpia, si zakonisht, por në orën 06:30 jeta e tyre u ndal në rrugën e Chessa. Ata u përplasën me një tjetër makinë që drejtohej po nga një shqiptar, 28-vjeç, i cili mbeti i plagosur. Mediat fqinje shkruajnë se nga përplasja e fortë, një prej viktimave përfundoi jashtë mjetit.

Vëllezërit Myftarago gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes. Për ngjarjen e rëndë reagoi edhe kreu i komunës së Campagnatico. Ai tha se do të bënte gjithçka për t’u ardhur në ndihmë dy familjeve të viktimave.

Ndërkohë mediat fqinje shkruajnë se dy vëllezërit ishin të pandarë në jetë dhe fatkeqësisht edhe në vdekje.

S'KA KOMENTE