Kush është ish-drejtori i Doganës në Fier që shkaktoi aksidentin dhe u...

Kush është ish-drejtori i Doganës në Fier që shkaktoi aksidentin dhe u largua nga vendngjarja

2445
SHPËRNDAJE

Arlind Lagji, ish-drejtori i Doganës Fier, i denoncuar për dhunimin dhe kërcënimin m jetë të një qytetari, me bashkëshorten e të cilit ka pasur një lidhje jashtëmartesore, është autori i aksidentit me dy të plagosur sot në Lungomare.

Kërcënimet e marra për jetën dhe mungesa e drejtesisë, bënë që shtetasi Algert Belulaj t’i drejtohet TV ORA në shtator të një viti më parë për të denoncuar Drejtorin e Doganës Fier asokohe, Arlind Lagji.

Aksidenti u regjistrua rreth orës 17:40, shtetasi Arlind Lagji rreth 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”,  në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasen I. S., rreth 66 vjeçe, këmbësore në rrugë.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku pas disa metrash është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç.

Shtetasja I. S dhe shtetasi B. C, janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi, Arlind Lagji, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për këtë rast.

S'KA KOMENTE