Zonja që shihni në foto është Marjeta Karaj, e cila akuzohet se bashkë me të birin dhe shokun e tij kanë vrarë në mënyrë monstruoze një person në 2017-ën. Bëhet fjalë për Menduh Kurt-Dedën, i cili u dogj me lëndë djegëse në vendin e njohur në “Kodër Shupal”.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se Marjeta Karaj është drejtoreshë e qendrës “Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit”. Po ashtu mësohet se viktima ishte pjesë e kësaj qendre, ndërkohë që burime policore pohojnë se 61-vjeçari kishte lidhje intime me Karajn.

Më pas, Ngota dhe Besmir Karaj, e kanë transportuar shtetasin Menduh Kurt–Deda, në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse.