Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 08:15, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Partizani”.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Po kush është Nazmi Bandulla?
55-vjeçari, Nazmi Bandulla është një emër i njohur për policinë pasi dy vite më parë makina e tij shpërtheu si pasojë e vendosjes së tritolit, një vrasje që mbeti në tentativë. Pas ngjarjes Bandulla do të dëshmonte si më poshtë:
“Unë sapo isha futur në banesë dhe pak minuta më përpara kam qenë brenda oborrit. Jam ngjitur në shtëpi dhe më pas ka shpërthyer. Nuk e kam idenë se kush mund ta ketë vendosur. Fouristrada ime ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë që në orët e paradites.
Vetëm 3 muaj më parë se ti vendosej tritoli, ai u arrestua në flagrancë pasi, pak paras mesnatës së shtatorit të vitit 2020 pasi ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë, pas një konflikti për motive pronësie, vëllanë e tij shtetsin A. Bandulla. i cili banon në të njëjtën ndërtesë me autorin.
Bandulla kërcënoi me armë zjarri tip pistoletë, pas një konflikti për motive pronësie, vëllanë e tij.