Kthehen nga emigrimi dhe investojne ne sera ne ROSKOVEC

Kthehen nga emigrimi dhe investojne ne sera ne ROSKOVEC

1274
SHPËRNDAJE

Kthehen nga emigrimi nga Greqia dhe investojne ne kultivimin e serave .
Dy vellezerit Daniel dhe Mikel Hoxha prej 13 vitesh nga kthimi ne vendlindjen e tyre ne fshatin Suk 2 ne Roskovec kane nisur ngritjen e serave dhe kultivimimin e perimeve duke vijuar edhe sot.Danieli tregon se kete biznes e kwne nisur fillimisht me ngritjen e nje sere prej 1,5 dynym dhe sot ne saje te punes dhe perfitimeev kane arritur ne mbi 1,5 ha sera me perime ku kultivojne kryesisht tranguj, domate te cilat eksportohen ne vendet e rajonit , europe dhe deri ne vendet balltike. Ky vit ka then Danieli ka qene me i mire nga viti i kaluar jo vetem per rritjen e prodhimit,cmimet e tregut por edhe per grumbullim dhe shitje per eksport.Danieli eshte shprehur se ka te punesuar ne pune sezonale rreth 25 – 50 punonjes ne kohen e pikut te sezonit. Ai ka treguar se e ka shtrire aktivitetin edhe ne fushe gjate veres me mbjelljen e fidaneve si dhe ne kulturen e bostanit duke shtuar me teper mundesite e prodhimit te me shume kulturave bujqesore gjate gjithw periudhes se vitit duke rritur ne kete menyre edhe mundesite e perfitimit.Danieli eshtw shprehur se nuk ka kerkuar asnjhere ndihme nga shteti apo te kete aplikuar per subvencione pasi siperfaqen qe e ka vene ne funksion te prodhimit ne sera eshte me qera.

Por kesaj iniciative i jane bashkuar edhe fermer te tjere ne kete zone duke ngritur nje koperacion. Fermeri Fatjon Cepele po nga kjo zone e Sukut 2 ne Roskovec eshte shprehur se edhe ai ka ngritur sera ne gati 1 ha dhe ky bashkim i ka mundesuar edhe nje treg te sigurt grumbullimi dhe shitje

Ne bashkine Roskovec jane 250 ha sera diellore dhe 12 pika grumbullimi te fruta- perimeve
Sasia e perimeve qe prodhohet ne sera eshte 12000 ton ne vit dhe nga kjo sasi rreth 70-75% (8500ton) shkon per export ne vendet e ballkanit dhe europes, pjesa tjeter shkon per konsum ne tregun vendas.

S'KA KOMENTE