Sot Kosova feston 14-vjetorin e Pavarësisë! Në këtë ditë të shënuar për shqiptarët janë organizuar evente dhe ceremoni të ndryshme. Presidentja Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin do të bëjnë ngritjen e flamurit në oborrin e Qeverisë së Kosovës. Më pas ata të dy do të kryejnë homazhe te ‘Adem Jashari’.
Ngjarjet do të vijojnë deri në orën 18:30 ku do të mbahet koncerti i përbashkët i Ansamblet Kombëtare të Valleve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Mëngjestin e sotëm edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka uruar shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, ku shpërndan imazhe nga lufta e deri te shpallja e Kosovës shtet i pavarur, Rama shkruan:
“MIRËMËNGJES Urime të gjithë shqiptarëve ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës ”.