Kriza e çmimeve, “Forbes” ngre alarmin: Pas Sri Lankës, rrezikohet edhe Shqipëria!...

Kriza e çmimeve, “Forbes” ngre alarmin: Pas Sri Lankës, rrezikohet edhe Shqipëria! Qytetarët protestuan kundër korrupsionit të qeverisë Rama

434
SHPËRNDAJE

Protesta e 7 korrikut, e zhvilluar nga opozita shqiptare, ku në shesh dolën mijëra qytetarë për të kundërshtuar krizën e çmimeve në vend, ka bërë jo pak bujë. Revista prestigjioze amerikane “Forbes” ngre sot alarmin, teksa bën një paralele mes protestës në vendin tonë dhe asaj në Sri Lanka, ku qytetarët rrëzuan qeverinë, duke detyruar dorëheqjen e kryeministrit dhe presidentit të vendit. Shkak i protestës në të dyja vendet ishte pikërisht inflacioni i lartë, që ka rritur tej mase koston e jetesës së qytetarëve.

Referuar protestës së 7 korrikut, “Forbes” shkruan se mijëra shqiptarë marshuan në Tiranë javën e kaluar, duke kërkuar që qeveria të jepte dorëheqjen për shkak të korrupsionit dhe rritjes masive së çmimeve të konsumit. Media amerikane i referohet edhe rritjes së normës së interesit nga Banka e Shqipërisë në 1.25%, ndërsa inflacioni zyrtar për muaj qershor ishte 6.7%. E njëjta gjë si në Sri Lanka, ku inflacioni arriti në 54.6% për muajin qershor ndërsa Banka qendrore rriti normat e interesit në 15.5%.

Kjo do të thotë se njerëzit në Sri Lanka po humbasin kursimet, ndërkohë që shlyerjet e borxhit janë rritur, duke ngarkuar buxhetet e familjeve.

Media amerikane shkruan se qeveria ka dështuar të mbajë nën fre borxhin e jashtëm dhe FMN-ja ka kërkuar që ajo të rrisë taksat dhe të luftojë korrupsionin si kusht për marrjen e një kredie për të shpëtuar vendin nga falimentimi.

Revista ‘Forbes’ i referohet edhe protestave në Argjentinë, Kenia, Panama, Ganë, Holandë, Belgjikë, Itali dhe Kinë, ku njerëzit nuk janë në gjendje të përballojnë çmimet e larta, koston e jetesës. Ndërsa shtron pyetjen, se a do të preket edhe SHBA si Sri Lanka edhe pse mbetet e fortë me të dhënat e punësimit që tregojnë një ekonomi të fortë? Media amerikane shkruan më tej se inflacioni i lartë mund të ushtrojë presion mbi buxhetet e familjeve dhe të çojë në protesta.

S'KA KOMENTE