Kreu i SPAK ’: Kemi hetime shumë të rëndësishme në vijim

Kreu i SPAK ’: Kemi hetime shumë të rëndësishme në vijim

64
SHPËRNDAJE

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja gjatë takimit me përfaqësues të delegacionit të BE në kuadr të projektit të ri “EU4LEA” në fushën e drejtësisë, ka zbuluar se SPAK por merrej me hetime tepër të rëndësishme.

Arben Kraja: Më lejoni të shpreh shkurt disa mendime. Ndodhemi në një fazë shumë të rëndësihme për integrimin në BE. Në këtë apsket institucionet e zbatimit të ligjit kanë një rol shumë të rëndësishëm dhe që produkti të jetë gjithmonë sa më cilësor dhe i prekshëm për publikun. 

Mendoj se projekti është në kohën e duhur për të ndihmuar në përmbushjen e objektivave. SPAK tashmë është në një fazë delikate, ku i duhet të kapërcejë problemet për të sjellë produktin e nevojshëm. Ne jemi në fazën e fundit të marrjes së hetuesve financiarë. Kemi hetime shumë të rëndësishme në vijim në aspektin e krimit të organizuar, të korrupsionit dhe të pastrimit të parave. Aktualisht kemi 20 skuadra të përbashkëta hetimore me BE-në. Nga aan tjetër po përpiqemi të shkojmë deri në fund të problemeve të vendit. Po bashkëpunojmë ngushtë me Europool për hetimet e përbashkëta. Projekti nga BE do rrisë kapacitetet tona. Jemi në fazën ku struktura duhet të jetë më efektive.

S'KA KOMENTE