Kreu i dhomes se avokatët e Fierit reagon per bojkotin e proceseve...

Kreu i dhomes se avokatët e Fierit reagon per bojkotin e proceseve gjyqesore

405
SHPËRNDAJE

Kreu i Dhomës së Avokatisë së Fierit ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë nga Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë për bojkotin e proceseve gjyqësore pa afat.

Ne nje postim ne facebook ai është shprehur se është kundër një vendimi të tillë, pasi nuk ëstë normale që familjet e avokatëve të mbesin pa të ardhura si pasojë e këtij vendimi.

Reagimi:

Dje Keshilli Pergjithshem i DHASH, pjese e te cilit jam edhe une, vendosi bojkot te te gjitha proceseve gjyqesore PA AFAT; bojkot te masave te sigurimit personal per 10 dite duke filluar nga sot !

Personalisht isha kunder ketij vendimi dje, sot e ne vazhdim sepse :

– votimi u be per inat te sime vjehrre shkoj me mullixhiun;

– votim interesash, u perkrah sot, me jepni voten “mua” neser kur t’me duhet per endrrat e mia…

– te drejte vote kishin 91 avokat nga te cilet te pranishem ishin 72, quroumi u plotesua por ne sallë kishte avokat që gjithe vitin rrijne ne shkallet e gjykatave e pelerinen e veshin 3-4 here ne vit, keta smund te vendosin per mua e shume te tjere qe avokatine e kemi jo vetem profesion por edhe biznes prej te cilit mbajme familjet;

– ne salle u mbajten fjalime te tipit “shpetojme Shqiperine dhe Demokracine”, mua e shume te tjere sna ka votuar njeri te kemi kete funksion;

– une smund te pranoj qe 100 familje avokatesh ne Fier te rrijne pa buke sepse ka halucinacione dikush ne Lezhe, Bulqize apo Gjirokaster dhe i duket vetja si Che Guevara;

– Harta gjyqesore ka nje mije probleme por ne fund te fundit ky shtet ka organe te votuara per te permiresuar ate;

Me cilesine e Kryetarit te Dhomes Fier, te Premten do mbledhë Dhomën dhe nese ata votojne per PUNË, ne do kthehemi ne PUNË; Komisioni Disiplines pran DHASH le te na heq licensat te 100 apo 160 avokateve qe jane pjese e Dhomes Fier.

S'KA KOMENTE