Korruptoi prokurorin për t’i liruar vëllain e arrestuar për drogë, juristi ekstradohet...

Korruptoi prokurorin për t’i liruar vëllain e arrestuar për drogë, juristi ekstradohet nga Spanja

115
SHPËRNDAJE

Juristi Dritan Dedja është ekstraduar ditën e sotme nga Spanja. Kujtojmë se Dedja i ofroi para prokurorit për të liruar vëllain e tij i cili ishte arrestuar për drogë. 

Më herët u arrestua prokurori Edmond Karriqi i cili liroi Ramadan Dedjan për 2 mijë euro. 

Pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar, në datë 29.06.2021, ora 10:00 është paraqitur për gjykim kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsioni dhe Krimit të Organizuar, me objekt caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” për shtetasit nën hetim Edmond Kariqi, Isuf Gega, Emirjan Beu dhe Dritan Dedja, pasi i hetuari Edmond Kariqi dyshohet se ka kryer veprën penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, ndërsa të hetuarit Isuf Gega, Emirjan Beu dhe Dritan Dedja, dyshohen se në bashkëpunim midis tyre kanë kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, të kryer në bashkëpunim.

S'KA KOMENTE