Kongresi i PS/ Shkarkohen kryetarët e PS-së në rrethe

Kongresi i PS/ Shkarkohen kryetarët e PS-së në rrethe

1081
SHPËRNDAJE

Ashtu siç tashmë është bërë e ditur, Kongresi i Partisë Socialiste do të mblidhet më 9 prill. Gazetari Ergys Gjencaj ka siguruar axhendën e Kongresit, që do të mbahet në orën 12:00, në Pallatin e Kongreseve. Në kongres është parashikuar që të hapë punimet Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, ndërsa më pas fjalën do e marrë dhe Ditmir Bushati. 

Padyshim që në kongres nuk mund të mungonte edhe fjala e kreut të PS, njëherësh kryeministrit Edi Rama.


PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË
ASAMBLEJA KOMBËTARE

Projekt

V E N D I M
Nr. ____, datë 06.04.2022
PËR THIRRJEN E KONGRESIT TË PARTISË

Mbështetur në Statutin e Partisë:
Neni 31, “Kongresi i Partisë Socialiste”;
Neni 38, “ Kryesia e Partisë”;
Me propozim të Kryesisë së Partisë, Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste,

VENDOSI:

I.Thirrjen e Kongresit të Partisë në datë 09.04.2022, ora 12.00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
II.Rendi i punës së Kongresit të Partisë :

A)Çelja e punimeve të Kongresit (12:00-13:00)

12:00 – HAPJA E PUNIMEVE – Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të PSSH – Damian Gjiknuri.

12:05 -KËSHILLIMI KOMBËTAR – Elisa Spiropali-Paraqitje e rezultateve të procesit. 

12:20 – HAPJA DHE FUQIZIMI I PS – Ditmir Bushati – Akademia, vizioni dhe roli i saj në përthithjen dhe zhvillimin e kapaciteteve në radhët e PS.

12:30 – PËRFAQËSIMI i qytetarëve dhe PËRGJEGJËSITË e mazhorancës – Taulant Balla.

12:35 – Fjala e Kryetarit të PSSH-së z.Edi RAMA. 

B) Sesioni i punimeve formale 

13:30 – Çelja e pjesës organizative.

13:35 – STATUTI – Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së.

13:45-PROPOZIME për shtesa dhe përmirësime në draft statutin e PSSH-së. VOTIM i ndryshimeve në statut. 

Ora 14:00- DIGJITALIZIMI – Prezantim i platformës së re digjitale për komunikimin me strukturat e partisë dhe publikun. 

14:15 – DISKUTIME – Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit. 

15:00- MBYLLJA E PUNIMEVE TË KONGRESIT

SHËNIM: Paralelisht me diskutimet e lira, anëtarët e Asamblesë Kombëtare do të kryejnë në hollin e Pallatit të Kongreseve votëbesimin e Sekretariatit Ekzekutiv të PSSH-së. 

III. Sekretariati Ekzekutiv i Partisë të marrë masat organizative për zhvillimin e Kongresit të Partisë në përputhje më kërkesat e Statutit dhe Librit të Rregullave të Partisë.

ASAMBLEJA KOMBËTARE

S'KA KOMENTE