Konfirmohet gripi i shpendëve në nje qytet tjeter ne Shqiperi, groposen me...

Konfirmohet gripi i shpendëve në nje qytet tjeter ne Shqiperi, groposen me dhjetëra pula

308
SHPËRNDAJE

Shkodra është bërë qarku i radhës ku është konfirmuar gripi i shpendëve. Lajmi është konfirmuar prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni. 

Kjo e fundit bëri me dije se rasti është zbuluar në një fermë private, teksa kanë rezultuar pozitiv me sëmundjen 70 krerë pula dhe janë gruposur.

Për këtë, u zhvillua një takim për marrjen e masave për kontrollin e sëmundjes së shpendëve. Angoni shtoi se të shtunën dhe të dielën do të ketë kontrolle të shtuara në tregje…

Angoni tha se u është lënë detyrë bashkive të përcaktohet vendi ku do gruposen shpendët nëse ka raste të tjera.

S'KA KOMENTE