Konferenca e Kryetarëve vendos datën per raundin e dytë te zgjedhjes se...

Konferenca e Kryetarëve vendos datën per raundin e dytë te zgjedhjes se Presidentit

56
SHPËRNDAJE

Mbledhja e komisionit të ligjeve do të jetë në datën 23 maj ora 10:00. Data e dorëzimit të dokumentacionit do të jetë 22 maji ora 16:00 pavarësisht se është ditë e diel.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka propozuar të hënën e ardhshme raundin e dytë për zgjedhjen e Presidentit. Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, Balla tha se ky është propozim që biem të gjithë dakord.

“Propozoj që raundi i dytë të zhvillohet të hënën në 23 maj në orën 18:00. Ky është propozim që biem të gjithë dakord”, u shpreh Balla.

Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot për të vendosur për seancën e dytë të posaçme për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Dje u zhvillua raundi i parë, i cili u dogj sepse nuk kishte asnjë kandidaturë për Presidentin e Republikës.

Mediu: PD dhe kjo opozitë ka një histori 30 vjeçare që ka bërë krenarë shumë shqiptarë dhe nuk mund të quhet histori 30 vjeçare skutash. Ka pasur momente të mira dhe të këqija, por përgjithësimi sikur politika e fillon sot për herë të parë nuk i shërben këtij Kuvendi. Do ishte mirë që të mos bëjmë përgjithësime të atyre çfarë kanë kaluar më parë. Kemi pasur angazhimin në momente të vështira politike për të treguar edhe atë që thatë ju në raport me manipulimin e zgjedhjeve. I kemi mbushur mendjen partnerëve se kush është më e mira për vendin. Kriteret në fund do të vijnë te emrat. Në deklarimet që bëni që keni maxhorancën për mua është anti-kushtetuese, është farsë. Shqetësimi im është raporti që ndërtojmë me Kushtetutën dhe qytetarët shqiptarë. 

Balla: I dëgjova me vëmendje kolegët e opozitës. Propozoj që raundi I dytë të zhvillohet të hënën në 23 maj në orën 18:00. Ky është propozim që biem të gjithë dakord. Kemi marrë një letër nga Alibeaj që është bërë publik shumë kohë më parë. Doni ta diskutojmë dokumentin këtu? Hajde ta diskutojmë. Të drejtën grupit parlamentar të PS-së për të propozuar emra nuk ia hiqni dot dhe nuk ia vendosni dot kusht. Për këtë gjë të biem dakord tani. Kjo nuk bëhet me letra, ço ti letër, letra vjen me postë pas 3 ditësh. Pastaj ta marrim, të kthejmë ne përgjigje, jo po erdhi letra, jo po nuk erdhi letra. Me grupin e Mediut jemi ulur dy herë. Ka pasur propozime me vlerë edhe me Mediun, edhe me Dodën. Në fund pastaj do diskutosh për emra. Si I bëhet kjo që ju nuk na lini ne të propozojmë. Kur të ulemi në tryezë t’i thua “unë nuk jap emra se ti tallesh me emrat e mi”. më pëlqeu metafora e Gjekmarkajt, Berisha dhe Meta nuk zgjedhin më president. Vendimi që ka marrë grupi i PS është që nuk mund të jetë nga grupi jonë Presidenti, ne nuk duam një President të PS-së. duam një president të të gjithë shqiptarëve. 

Hajde ulemi me të gjitha grupet. Doni pak kohë? E lëmë për pasdite ose për nesër. Jemi gati të ulemi kur të doni ju për të diskutuar çfarëdolloj diskutimi që doni ju. E fillojmë nga kriteret po të doni. Por duhet një proces që të çojë te emrat sa më shpejt. Nëse ju e konsideroni si “patate te nxehtë” dhe nuk doni të merreni, tani kemi hyrë në numërimin mbrapsht. Në datë 30 do jetë raundi tjetër. Por hajde të punojmë me këtë gjë, por me telegrame nuk bëhet. 

As maxhoranca dhe as opozita nuk iu drejtuan kuvendit me një emër ditën e djeshme. 

Sipas parashikimeve ligjore, raundi i dytë mbahet jo më shumë se 7 ditë nga raundi i parë dhe data e fundit është e hëna e ardhshme. Është Konferenca e Kryetarëve që vendos datën.

S'KA KOMENTE