Komuniteti Fierak jep ndihma per te demtuarit nga termeti ne Turqi

Komuniteti Fierak jep ndihma per te demtuarit nga termeti ne Turqi

472
SHPËRNDAJE

Qytetaret fierake i jane pergjigjur thirrjes se Bashkise se Fierit per grumbullimin e ndihmave per familjet e prekura nga termeti ne Turqi. Prej mengjesit te sotem qytwtare fierak kane dhene kontributin e tyre ne ndihme te familjeve te demtuara nga termeti ne Turqi.

Nderkohe Bashkia Fier, në këtë DITË ZIE KOMBËTARE, në shenjë solidarizimi me dhimbjen dhe lutjen për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, përveç respektimit të simbolikës për uljen e flamurit në gjysmështizë, do të organizojë homazhe ku të përfshijë të gjithë qytetarët.
Rreth orës 18:00, në çdo dritare të institucionit të Bashkisë Fier do të ndizet nga një qiri, sikurse çdo qytetar mund ta bëjë këtë në banesën e tij. Në mënyrë të organizuar do të jetë edhe ndezja e qirinjve në sheshin qendror të qytetit, i cili do të kthehet në një fushë lutjesh dhe ceremonial përkujtimore në shenjë solidariteti me këtë dhimbje të madhe që i kapërcen kufijtë tanë.
Përtej kësaj simbolike, Bashkia Fier që prej ditës së djeshme ka ndërmarrë nismën për të organizuar grumbullimin e ndihmave të qytetarëve të saj që kanë dëshirë të mbështesin sadopak të prekurit nga kjo tragjedi. Për këtë nismë është vënë në dispozicion holli i Teatrit “Bylis”, i cili do të jetë i hapur për të pritur ndihma të ndryshme sipas dëshirës dhe mundësisë së qytetarëve si: Veshje dimërore; Orendi; Batanije; Jorganë; Çarçafë; Etj.
Në të njëjtin kontekst, Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, i ka propozuar Këshillit të Bashkisë Fier akordimin e vlerës monetare prej 35 mijë euro që do të shërbejë si një kontribut i qytetarëve të Fierit për të prekurit nga ky tërmet.

S'KA KOMENTE