Komisioni i Rithemelimit merr zyrtarisht drejtimin e PD-së, Kaso: Të gjitha strukturat...

Komisioni i Rithemelimit merr zyrtarisht drejtimin e PD-së, Kaso: Të gjitha strukturat e tjera bien

79
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso, ka folur pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, për të njohur Komisionin e Rithemelimit si organin drejtues të PD-së.

Kaso tha se që nga ky moment, Gjykata njeh logon e re të PD-së, dhe njeh Komisionin si organin e vetëm drejtues të partisë më të madhe të opozitës.

Kaso u shpreh se vendimi i Gjykatës është i padiskutueshëm dhe do të duhet të zbatohet.

Duke marrë parasysh statutin e 11 Dhjetorit, asnjë nga strukturat drejtuese të PD-së nuk do të njihen.

Kaso tha se një prej pikave të vendimeve të marra në datën 11 Dhjetor, është shpallja i paligjshëm i Kuvendit të 18 Dhjetorit, duke bërë të pavlefshëm edhe procesin gjyqësor që mund të ndiqet më tej sipas tij.

Juristi deklaroi se vendimi i ditës së sotme nuk mund të apelohet, pasi Komisioni i Rithemelimit, ishte e vetmja palë e interesuar në këtë çështje.

Gjykata sot mori vendimin e paralajmëruar nga ana jonë, që në 11 Dhjetor, kur u mbajt Kuvendi i vërtetë i demokratëve.

PD i rikthehet sërish sot demokratëve, me logon dhe simbolet e reja, dhe për të marrë vendime të rëndësishme, siç ishte shkarkimi i kryedemokratit Lulzim Basha, mosnjohja e konfigurimit të Kryesisë, njohjen e Komisionit të Rithemelimit, si institucionin drejtues të vetëm të PD-së deri në Kuvendin e 30 Prillit. Është një vendimmarrje e vonuar, por më mirë vonë se kurrë.

Që nga data 11 Dhjetor ka vetëm një PD, nuk ka asnjë kërkesë të bashkimit të Kuvendit të Korrikut, me të 11 Dhjetorit. Ankimi i paraqitur nga përfaqësues pa tagër të PD-së për Kuvendin e Korrikut, nuk ndikon në asnjë rast te çështja e 11 Dhjetorit”, tha Kaso.

Me vendimin e dhënë paraditen e kësaj të premteje në Gjykatën e Tiranës, tashmë PD do të ketë një statut të ri, dhe drejtimin zyrtar të kësaj force politike e ka Komisioni i Rithemelimit, i përbërë nga më shumë se 20 anëtarë.

Po ashtu sipas Gjykatës, do të njihet dhe logoja e re e PD-së, ndërsa duke iu referuar Kuvendit të 11 Dhjetorit, të gjitha strukturat aktuale të PD-së së drejtuar deri pak ditë më parë nga Lulzim Basha kanë rënë.

Disa nga ndryshimet e miratuara në Kuvendin e 11 Dhjetorit:

Ndryshime në Statut në 2018 dhe 2021 të bëra pas dy humbjeve të rënda nga kryetari në detyrë, jep dorëheqjen.

Parimi 1 anëtar 1 votë me qëllim fuqizimin e anëtarësisë. Kjo për zgjedhjen e organeve në qendër dhe lokale.

Referendumi, vendimet e rëndësishme do merren nga anëtarësia ku i jep demokratëve referendumin që vendosin me demokraci të drejtpërdrejtë.

Për të garantuar dhe forcuar lirinë e fjalës dhe mendimit ,garantohen me parime dhe ne fusim në statut fraksionet.

Kryetari duhet të udhëheqë mbi bazën e vendimeve të tyre. Nuk i përdor dot si vulë noteri si me vendimet e fundit.

Duke riformatuar në madhësi organet për t’i bërë eficente, do bazohet në garën dhe zgjedhjen e anëtarëve me votë të fshehtë.

Rol përcaktues kuvendit dhe këshillit kombëtar. vendime te tyre përcaktojë politikëbërjen dhe aksionin politik.

Të zgjedhurit në organet qendrore do jenë shumicë.

Organizatat partnere përveç LGD dhe FRPD, është shtuar grupimi dhjetor 90. Ato do kenë akses më të sigurt në listat e kandidimit në pushtetin vendor.

S'KA KOMENTE