Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, nuk çregjistron kandidatin e PS MALLAKASTER

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, nuk çregjistron kandidatin e PS MALLAKASTER

88
SHPËRNDAJE

Qerim Ismailaj përfundimisht do të jetë në garën e 14 majit për bashkinë Mallakastër.

Kandidati i Partisë Socialiste u konfirmua edhe nga Kolegji Zgjedhor, pas kundërshtive të Partisë Demokratike.

Demokratët thanë se Ismailaj duhet të çregjistrohej pasi ishte dënuar me 6 muaj burg nga gjykata speciale për falsifikim dokumentesh dhe duhet ta kapte rrjeta e dekriminalizimit.

Por selia rozë u mbrojt duke thënë se ky dënim ishte konvertuar në orë pune publike dhe kandidati i saj nuk përplasej me ligjin.

Ismailaj u dënua me kërkesë të SPAK sepse kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim për rrahje në Greqi gjatë kohës kur kishte qenë emigrant

S'KA KOMENTE