Kjo eshte 50 vjecarja ne Fier qe u masakrua me thike nga...

Kjo eshte 50 vjecarja ne Fier qe u masakrua me thike nga bashkeshorti

3879
SHPËRNDAJE

Kjo eshte 50 vjecarja Valentina (Mamaj)Vruzhaj ne Fier qe u masakrua me thike nga bashkeshorti i saj Petrit Mamaj , nje ngjarja e rende qe tronditi qytetin e Fierit dhe opinionin publik. Ngjarja ndodhi ne banesen e familjes Mamaj ne lagjen Sheq i madh kete mengjjes.Bashkeshorti i viktimes vrau me thike bashkeshorten dhe me pas inskenoi ngjarjen si vetevrasje . Autori ka marre ne telefon vellain e tij dhe me pas ky i fundit ka njoftuar policine.

Ngjarja

Fier

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Sheq i Madh” Fier.

Pas një pune hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, Policia arreston shtetasin P. M.,si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij.

Pas njoftimit të marë në sallën operative se në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, në banesën e saj një shtetase është vetëvrarë, menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Fier kanë vijuar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga provat e grumbulluara, deklarimet e marra, këqyrjes së trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor dhe veprimet e mëtejshme hetimore të kryera nga grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorisë Fier, rezulton se shtetasi P. M., bashkëshorti i viktimës, për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasen V. M., e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Në bazë të hetimeve të thelluara, i vendosur përballë provave të adminstruara, shtetasi P. M., ka pranuar autorësinë dhe motivin e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, shtetasin P. M., 56 vjeç.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës(thikë), me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE