Kishte vjedhur shtepine e Benzemas ne Spanje, pranga per drejtorin e ujesjellesit...

Kishte vjedhur shtepine e Benzemas ne Spanje, pranga per drejtorin e ujesjellesit Kurbin

221
SHPËRNDAJE
 Alfred Prodani

Policia ka arrestuar drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani, pasi kërkohej në Spanjë për vjedhje.

Pavarësisht se ndodhej në kërkim prej shumë kohësh, Prodani kishte gjetur ‘strehim’ prej 9 vitesh në zyrën e drejtorit të Ujësjellësit.

Ai ishte denoncuar 3 vite më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha, akuza të cilat i kishte mohuar duke e quajtur demokratin ‘plak matuf’.

Në denoncimin e Berishës thuhej se Prodani kishte hyrë për të vjedhur në banesën e yllit të Realit të Madridit, Karim Benzemasë.

”Në kuadër të operacionit policor të koduar “Coruna”, forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe arrestuan në qytetin e Laçit, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, shtetasin A. P., 41 vjeç, banues në Kurbin. 

Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës”, njofton zyrtarisht policia e Lezhës.

Çfarë deklaronte pas denoncimit të Berishës Prodani:

Nuk kam asnjë lidhje me lajmin e publikuar nga Sali Berisha dhe mediet. Institucionet mund të verifikojnë lëvizjet e mia ku shihet qartë se nuk kam dalë jashtë Shqipërisë.

Kam qenë vetëm disa ditë me leje brenda vendit. Nuk e di se si mund të shpifet kështu dhe të shkatërrohet jeta e një njeriu.

E kuptoj Berishën që e përdor politikisht por nuk kuptoj mediet. Kanë nxjerrë pa të drejtë të dhënat e mia dhe kanë publikuar sikur unë jamë arrestuar, por kjo gjë nuk është e vërtetë.

E njoh edhe Edmondin, kaq qytet është Kurbini, por të dy nuk kemi lidhje me grabitjen e shtëpisë së Karim Benzema.

S'KA KOMENTE