Kërcënoi me thikë gruan, arrestohet burri i dhunshëm

Kërcënoi me thikë gruan, arrestohet burri i dhunshëm

438
SHPËRNDAJE

NJOFTIMI I POLICISË
Ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme dhe kanosi me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, në prezencë të fëmijëve të mitur, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës (thika), i përdorur për kanosjen.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja L. M., se bashkëshorti i saj ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj, si dhe e kishte kanosur atë me mjet prerës (thikë) në prani të fëmijëve, menjëherë kanë organizuar punën, duke kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë bashkëshortin e saj, shtetasin B. M.

Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi B. M. 48 vjeç, banues në fshatin Tresh, Lezhë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e ka kanosur atë se do ta vriste me mjet prerës (thikë), në prani të fëmijëve të tyre të mitur. 

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).

Ndërsa shtetases L. M. iu plotësua kërkesëpadia për lëshimin e Urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE