Kërcënoi me jetë djalin e mitur të kryeministrit Edi Rama, arrestohet autori

Kërcënoi me jetë djalin e mitur të kryeministrit Edi Rama, arrestohet autori

538
SHPËRNDAJE

Shtetasi Ivzi Hoxha, u arrestua nga Policia 3 ditë më parë për akuzën e “Kanosjes për shkak të detyrës” pasi në një emision televiziv, kërcënoi me jetë djalin e mitur të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë transmetimit live, Hoxha është shprehur me fjalë kërcënuese ndaj djalit, duke shprehur revoltë për shkak të prishjes së banesës së tij në zonën e 5 Majit për shkak të projektit të ndertimit të banesave sociale.

Prokuroria kishte kërkuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 15 ditor, por Gjykata e Tiranës caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Gjatë marrjes në pyetje Hoxha i ka thënë hetuesve se ai kishte dalë për të protestuar për të drejtat e tij dhe ka thënë ato fjalë. Ai është shprehur i penduar dhe se nuk ka pasur qëllim të kanos kryeministrin dhe familjen e tij.

S'KA KOMENTE