KAS mblidhet sot për vendim ndaj dy kandidateve të PS në Lushnjë...

KAS mblidhet sot për vendim ndaj dy kandidateve të PS në Lushnjë dhe Shkodër

61
SHPËRNDAJE

Sot ne oren 11:00, KAS zhvillon mbledhjen e shtyre javen e kaluar.
Do te shqyrtohen dy kërkesat e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve:
1. Kërkesë për vendosje të sanksionit administrativ në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë ndaj znj. Eriselda Sefa, kandidate për kryetare bashkie dhe njëkohësisht kryetare e bashkisë Lushnjë.

2. Kërkesë për vendosje të sanksionit administrativ në vlerën 3.000 (tre mijë) lekë, ndaj znj. Edona Tafa, Drejtor dhe Mjek në Qendrën Shëndetësore Rrethina, ambulanca Dobraç dhe sanksionin administrative në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, ndaj znj. Majlinda Angoni, kandidat për kryetar në Bashkinë Shkodër.

S'KA KOMENTE