Kapet me nje arsenal armesh 45 vjecari i shumekerkuar

Kapet me nje arsenal armesh 45 vjecari i shumekerkuar

526
SHPËRNDAJE

Lushnjë

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

M. H., 45 vjeç, banues në Lushnjë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë me vendimin e datës 14.12.2021, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në datë 20.10.2021, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në përdorim nga ky shtetas në lagjen “Savër”, Lushnjë, gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatik, 12 krëhëra pistolete dhe automatiku, 179 fishekë pistolete dhe automatiku, 2 silenciator dhe 1 tytë të montuar, 3 shula automatiku, 1 kallëp tritoli, 1 fitil zjarrpërcjellës, 1 granatë difensive, 2 radio dore marrëse dhënëse.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE