Kapet me kokainë dhe 8000 euro, arrestohet 47-vjeçari shqiptar në Itali 

Kapet me kokainë dhe 8000 euro, arrestohet 47-vjeçari shqiptar në Itali 

3228
SHPËRNDAJE

Besnik Nika, 47 vjeçari është arrestuar nga policia italiane pasi i’u gjet një sasi e konsiderueshme droge. Brenda një magazine që shqiptari përdorte në Cervia, pas një urdhër kontrolli, u gjetën 3.6 kilogramë marijuanë e ndarë në gjashtë pako dhe dhjetë të tjera me 110 gramë kokainë.

Policia gjeti gjithashtu dy telefona celularë, dy peshore elektronike precize, materiale të tjera paketimi dhe 1000 euro të gjetura midis sendeve personale të të dyshuarit. Kërkimi u shtri më pas në shtëpinë e shqiptarit në Ravenna, nga e cila u sekuestruan 7000 euro të tjera para të gatshme, që besohet se ishin të ardhura të aktivitetit të paligjshëm, si dhe një Rolex i vjedhur, mbi të cilin hetimet janë ende në vazhdim.

arrestuari, i mbrojtur nga avokati Carlo Benini, u dërgua në burg në pritje të seancës së vlefshmërisë.

S'KA KOMENTE