Fier
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasi në Levan, Fier, gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz” në të cilin ky shtetas ishte pasagjer, në çantën e tij të supit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.