Kapet me arme zjarri ne banese, arrestohet 57 vjecari ne MALLAKASTER

Kapet me arme zjarri ne banese, arrestohet 57 vjecari ne MALLAKASTER

2336
SHPËRNDAJE

Mallakastër

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.

Posedonte armë zjarri në banesë, vihet në pranga 57-vjeçari.

Në pranga edhe një 22-vjeçar në Divjakë për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se një shtetas dispononte armë zjarri në banesë, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në fshatin Kash, në banesën e shtetasit M. B., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. B., 57 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Divjakë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin G. I., 22 vjeç, banues në Çermë Sektor, Divjakë, pasi i është gjetur një dorezë metalike (përforcues grushti), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE