Kapet drogë në dy çanta të braktisura në Janinë, dyshohet se vinte...

Kapet drogë në dy çanta të braktisura në Janinë, dyshohet se vinte nga Shqipëria

173
SHPËRNDAJE

Një sasi prej 21 kilogramë kanabis sativa të fshehura është sekuestruar në dy çanta në Janinë.

Dyshohet se lënda narkotike është futur në kufirin grek nga Shqipëria, raportojnë mediat helene.

Policia ka lokalizuar dy çanta të braktisura në një rruge fshati pranë Drymades të Bashkisë Pogoni dhe është vendosur në vëzhgim për të kapur mat personat që do merrnin çantat.

Megjithatë, duket se autorët e kanë kuptuar praninë e policisë e dhe kanë shmangur paraqitjen, si pasojë askush nuk ka ardhur të marrë dy çantat me kanabis

Si pasojë çantat u konfiskuan nga policia dhe janë vënë nën hetim për identifikimin e marrësve të synuar, si dhe të atyre që kanë transportuar ngarkesën e drogës nga Shqipëria, shkruan protothema.gr.

S'KA KOMENTE