Kapet 37 vjecari nga Mallakastra qe vrau babane e tij ne mbremjen...

Kapet 37 vjecari nga Mallakastra qe vrau babane e tij ne mbremjen e djeshme

2923
SHPËRNDAJE

Mallakastër

Kapet autori i ngjarjes së ndodhur në Greshicë të Mallakastrës, ku mbeti i vrarë nga djali i tij, 73-vjeçari Q. M.

Pas disa orë kërkimesh të pandërprera nga forcat e Policisë së Komisariatit Mallakastër dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 37 vjeç, i cili vrau me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vrasja, në rrethana të tjera cilësuese”.

S'KA KOMENTE