Java mbyllet negativisht për Dollarin dhe Frangën!

Java mbyllet negativisht për Dollarin dhe Frangën!

93
SHPËRNDAJE

Kjo javë është mbyllur negativisht për Dollarin amerikan i cili në raport me një ditë më parë ka regjistruar një rënie të ndjeshme të vlerës pasi është blerë sot me 111.8 lekë dhe është shitur me 112.8 lekë.

Franga zvicerane gjithashtu ka pësuar një rëne të ndjeshme të kuotës këtë të premte pasi në raport me ditën e djeshme blihet sot me 116.4 lekë dhe shitet me 117.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Paundi britanik nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të vlerës përballë monedhës vendase por e ka mbyllur javën në rënie pasi blihet këtë mëngjes me 140.6 lekë dhe shitet me 141.8 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor monedha europiane blihet sot me 120.4 lekë dhe shitet me 121.1 lekë duke mos regjistruar lëvizje të forta të kuotës dhe duke u shfaqur relativisht e qëndrueshme këtë fund jave.

S'KA KOMENTE