Ishte nisur për në funeralin e babait, 42-vjeçari bie nga ballkoni dhe...

Ishte nisur për në funeralin e babait, 42-vjeçari bie nga ballkoni dhe vdes

442
SHPËRNDAJE

Një 42-vjeçar, Alessandro Scoti, ka humbur jetën tragjikisht në Formigine, në provincën e Modenas duke u rrëzuar nga kati i tretë i pallatit ku jetonte.

42-vjeçari kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në funeralin e të atit, i cili kishte ndërruar jetë një ditë më parë, kur kuptoi se kishte lënë çelësat e shtëpisë dhe makinës brenda banesës.

Pasi u kthye, i kërkoi fqinjit të tij të hapte derën kryesore dhe u përpoq që përmes dritares të arrinte në ballkonin e shtëpisë së tij.

Ndërsa po ngjitjes në fasadën e pallatit, ra dhe vdiq, shkruan Tg Com.

Tragjedia ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 07:00. Ndërhyrja e 118 ka qenë e kotë pas rënies, pasi 42-vjeçari kishte ndërruar jetë në vend.

S'KA KOMENTE