Ishte denoncuar i humbur, 13 vjecari gjendet i mbytur ne liqen

Ishte denoncuar i humbur, 13 vjecari gjendet i mbytur ne liqen

346
SHPËRNDAJE

Një 13-vjeçar, i cili është denoncuar si i zhdukur mbrëmjen e së mërkurës nga vëllai i tij, është gjetur orët e para i mbytur në Dibër.

Ai u  gjet pas rreth dy orësh kërkime në liqenin e fshatit Shumbat dhe dyshohet se ka rënë aksidentalisht në liqen.

Policia njofton se nga vëzhgimet paraprake në trupin e të miturit nuk janë vërejtur shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, mbremjen e djeshme, pas kallëzimit nga shtetasi A. S. për humbjen e djalit të vëllait të tij, shtetasit E. S., 13 vjeç, kanë nisur menjëherë kërkimet në zonën e fshatit Shumbat, bazuar në informacionet se ky shtetas ishte parë afër liqenit të këtij fshati.

Pas rreth 2 orësh kërkime, në bashkëpunim me banorët e zonës, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga liqeni i fshatit Shumbat, e trupit të pajetë të shtetasit E. S., 13 vjeç.

S'KA KOMENTE