Ish-ushtaraku i lartë italian zbulon mesazhin që NATO i ka dërguar Vuçiçit

Ish-ushtaraku i lartë italian zbulon mesazhin që NATO i ka dërguar Vuçiçit

183
SHPËRNDAJE

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka marrë një mesazh të qartë nga NATO, përmes një oficeri të Shtabit të Përgjithshëm të dielën në mbrëmje.

Kështu ka thënë Thomas Theiner, një ish-anëtar i ushtrisë italiane dhe “ekspert për çështje të Luftës së Ftohtë” dhe strategjisë së mbrojtjes së Aleancës, përcjell Telegrafi.

Siç raporton Telegrafi, ai i është referuar ngjarjeve të ndodhura në veri të Kosovës, përkatësisht në kufirin Kosovë-Serbi pas paralajmërimeve nga Qeveria e Kosovës se që nga sot (1 gusht 2022), do të niste zbatimi i reciprocitetit me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet.

“Mendoj se oficerët e Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë mbrëmë i kanë shpjeguar presidentit Vuçiq se nëse ai guxon të sulmojë Kosovën, aeroplanët luftarakë të NATO-s do të reagojnë brenda pak orësh…”, ka shkruar fillimisht Theiner në Twitter.

Tjytj

Kështu, sipas tij, brenda 48 orëve, në aeroportin e Prishtinës do të transportohej Brigada e 173-të Ajrore e Ushtrisë Amerikane, ndërsa në Aeroportin e Gjakovës (e ndërtuar nga Ushtria Italiane për këtë qëllim) Brigada e Parashutave e Ushtrisë Italiane “Folgore”.

Theiner ka theksuar më tej në Twitter se një ditë më vonë do të aktivizohej Brigada e Mekanizuar e Ushtrisë Italiane “Pinerolo”, e vendosur në Bari dhe rrethinat e saj, dhe do të dërgohej nga Divizioni i III Detar i Marinës Italiane me anijet e saj amfibe nga Brindisi në Durrës brenda dy ditësh.

Nga Durrësi në Mitrovicë, shton ai, “Freccia IFVs”, mjeteve luftarake të Brigadës së Motorizuar Pinerolo dhe shkatërruesve të tankeve Centauro – do t’u nevojiteshin gjashtë orë për të arritur – falë autostradës A1 të bashkëfinancuar nga Perëndimi.

Shkurt, përfundon ky ekspert, NATO ka bërë plane dhe ka 23 vite që po trajnohet për të mbrojtur Kosovën.

“Nëse serbët ndonjëherë shkojnë dhe sulmojnë, forcat e Aleancës ‘do t’i tejkalojnë’ ata në ajër për disa orë, dhe në tokë për disa ditë”.

Dhe siç ka thënë në fund ai, “NATO u kujdes që gjeneralët e Serbisë ta dinin këtë”.

S'KA KOMENTE