Ish-kryeministri: Ramës po i merr fund loja fallco me opozitën dhe thërret...

Ish-kryeministri: Ramës po i merr fund loja fallco me opozitën dhe thërret SPAK!

91
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e Taulant Ballës i cili tha se do të bashkëpunojë me Enkelejd Alibeajn për zgjedhjen e presidentit të ri.

Berisha tha se kjo deklaratë nuk ka ndikuar tek ai.

“Balla tha se do merret me Alibeajn. Mendoi se mua më lëndoi, por më nderoi. Për ne është fatkeqësi të kesh të bësh me anëtarë të një organizate kriminale. Do qëndrojmë opozitë e vërtetë.”-tha Berisha.

Në një intervistë të dhënë në syritv, Berisha u pyet edhe për marrëdhënien me Ramën , reformën ne drejtësi si edhe ish-kryetarin e PD Lulzim Basha.

Ish-kryeministri tha se afera e inceneratorëve ishte një ndër aferat më të mëdha, po ashtu ai theksoi se kryeministri Rama e ka kuptuar se po i vështirësohet loja me opozitën false dhe se tani i thërret SPAK, “skape” Berishën.

Do shpallet data e zgjedhjes së kryetarit. Nuk kam një ide se kur do jetë por kandidatëve do t’u jepet kohë. Në të gjitha Kuvendet unë kam pasur një kandidat përballë, asnjëherë nuk kam pasur kandidat fiktivë… E kam thënë me kohë që Lulzim Basha ka të drejtë të kandidojë, nuk do të ndjehesha aspak jo komod pse ai kandidon.

A mund të kenë demokratët një deputet të akuzuar edhe nga drejtësia belge dhe ajo amerikane?

Berisha: Ky statut tani nuk e ka përjashtimin dhe nëse t’i në ligj nuk e ke vendosur përjashtimin ti nuk mund të shkruash ligjin. Nuk është e vetmja forcë politike që ka këtë parim.

Akuzat ndaj Ramës?

Berisha: Akuza ime për zotin Rama është  se është kreu i organizatës kriminale. Prej vitesh e quaj kreu i meduzës. Radiografia e aferës së inceneratorëve faktoi se kemi të bëjmë me një organizatë kriminale në kuptim ligjor. Nga Rama tek vartësit e Bllakos kanë firmosur për të vjedhur bashkërisht.

A do të ndodhë siç keni bërë me zotin Nano, për hir të bashkimit të PD t’i thoni demokratëve që janë akuza politike?

Berisha: Jo. Kanë firmosur kontratën në mënyrë të mbyllur. Engjëll Agaçi është përgjegjës direkt pas Ramës. Më pas zbret tek Arben Ahmetaj që është një nga strumbullarët më kryesor të asaj afere.

Spak të hetojë Berishën? A është një kod i zotit Rama ndaj jush?

Berisha: Unë për inceneratorët do të vazhdoj çdo ditë dhe i kërkoj atij ti kërkojë SPAK të hetojë ndaj Berishës. Nuk njoh parashkrim.

Reforma në drejtësi parashikuar çdo shpërdorim detyre të 10 viteve më parë? A do të pranojë Berisha t’i shpëtojë drejtësisë nga procedura dhe pafajësia?

Berisha: Unë të njëjtën gjë kam deklaruar gjithnjë , ju them se janë dërguar në Prokurori qindra dosje, por kanë qenë pa asnjë bazë. Unë nuk njoh asnjë parashkrim, por kërkesa e Ramës Skape Berishën, më krijojë një kënaqësi sepse faktoi atë që kam thënë, se Edi Rama e përdori SPAK, pasi  e sheh që kohërat po i vështirësohet dhe loja me opozitën fallco po i merr fund ai i thërret SPAK, skape Berishën.

S'KA KOMENTE