Ish kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu është paraqitur mëngjesin e sotëm në dyert e Prokurorisë së Posaçme, Antikorrupsion (SPAK).
Ende nuk dihet arsyeja e paraqitjes së Mziut në SPAK, ndërkohë pritet që më tej të zbulohen detaje të tjera.
Aktualisht Xhelal Mziu mban postin e deputetit në partinë Demokratike.