Irani sulmon me 12 raketa konsullatën amerikane në Irak

Irani sulmon me 12 raketa konsullatën amerikane në Irak

371
SHPËRNDAJE

Rreth 12 raketa u hodhën nga territori iranian dhe ranë pranë konsullatës amerikane në Erbil në Irakun veriperëndimor mbrëmjen e djeshme.

Shërbimi Kundër Terrorizmit i Kurdistanit njoftoi se 12 raketa balistike u lëshuan nga “jashtë kufijve të Irakut dhe rajonit të Kurdistanit, veçanërisht nga lindja”, sipas Agjencisë irakiane të Lajmeve (INA).

Al Hadath” raporton duke iu referuar burimeve ushtarake iraniane se sulmi ndaj amerikanëve në Irak erdhi si një përgjigje ndaj vrasjes së liderëve të Gardës Revolucionare.

Nga ky sulm mësohet se nuk ka pasur viktima, ndërsa mediat amerikane ende nuk kanë shkruar asgjë për këtë ngjarje.

S'KA KOMENTE