Inteligjenca e Britanise:Rusia justifikon luften duke akuzuar Ukrainen per zhvillimin e armeve...

Inteligjenca e Britanise:Rusia justifikon luften duke akuzuar Ukrainen per zhvillimin e armeve berthamore

76
SHPËRNDAJE

Inteligjenca e Britanisë së Madhe ka bërë sot përditësimin më të fundit të situatës në Ukrainë, duke thënë se Rusia ka shtuar akuzat për zhvillimin e armëve bërthamore dhe biologjike nga Ukraina.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe njofton këtë të martë se janë shtuar akuzat e rusëve ndaj Ukrainës, teksa sot lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 13.

“Që nga fundi i shkurtit ka pasur një intensifikimi të dukshëm të akuzave ruse se Ukraina po zhvillon armë bërthamore ose biologjike”, thotë sot inteligjenca britanike.

Ministria e Mbrojtjes në Britani shton se ka të ngjarë të përforcohen këto akuza “si pjesë e një justifikimi për pushtimin rus të Ukrainës”, raporton “BBC”.

Më herët, ushtria e Ukrainës ka akuzuar Rusinë për përdorimin e luftës psikologjike, duke thënë se grupe të forca ruse kanë kryer punë propagandistike në territoret e pushtuara për të ndikuar te banorët vendas.

S'KA KOMENTE