Integrimi/ Rama në konferencë me Scholz: Integrimi proces me sfida

Integrimi/ Rama në konferencë me Scholz: Integrimi proces me sfida

21
SHPËRNDAJE

Integrimi, por edhe procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ishin gjithashtu pjesë e diskutimit mes kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Duke u ndalur të integrimit Rama tha se është një proces me sfida ndërsa tha se në takim me kancelarin u diskutua edhe mbi mundësitë se si mundet Gjermania t’I vijë në ndihmë vendit tonë në përparimin drejt kësaj rruge.

“Kemi folur edhe për procesin e integrimit dhe sfidat e tij, proces i bazuar te merita individuale e cdo shteti. Kemi folur se si Gjermania mund të na ndihmojë për të gjithë atë makineri që duhet ndërtuar në funskion të ligjeve.” – u shpreh Rama.

Sa i takon marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, Rama tha së Shqipëria mbështet dialogun mes dy vendeve.

“Shqipëria unë personalisht e mbështesim planin e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, në këndvështrimin tonë është një plan shumë përmbajtësor dhe realist që sjell normalizimin e nevojshëm dhe të shumëpritur që të dyja palët duhet ta trajtojnë me kurajon e domosdoshme.

Bashkë me kancelarin sot mund të shpallim edhe datën për Samitin e Procesit të Berlinit, ku do punojmë së bashku për të shoqeruar samitin edhe me një forum të rëndësishëm të biznesit.

Besojmë që në Tiranë do kemi mundësinë të deklarojmë marrëveshjen përfundimtare për celjen e kolegjit të Bruzhit në funksion të rajonit.”- u shpreh Rama.

S'KA KOMENTE