Institucionet , 90 mld lek dëm ekonomik ne buxhetin e shtetit

Institucionet , 90 mld lek dëm ekonomik ne buxhetin e shtetit

62
SHPËRNDAJE

Mbi 90 mld lekë është dëmi ekonomik dhe efeketet negative për shkak të parregullsive, të shkaktuara nga institucionet publike, gjatë vitit 2022. Konstatimi vjen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që gjatë vitit që shkoi zhvilloi auditime në 205 subjekte. Rreth 88.5 mld lekë klasifikohen si efekte negative për shkak të parregullisve në fushëne të ardhurave dhe shpenzimeve, ku shifrën më të madhe e zënë shkeljet në disiplinën buxhetore me gati 42 mld lekë.

Ndërkaq, dëmi ekonomik shkon në 1.5 mld lekë, ndërsa ndahet thuajse në sasi të barabartë midis atij të krijuar në fushën e të ardhurave dhe në fushën e shpenzimeve. Po ashtu, KLSH bën me dije se efektet negative në të ardhura nga aktiviteti tatimor kryesojnë ndjeshm, ndaj aktivitetit doanor, ndërsa arrijnë një vlerë totale prej 107.5 mld lekë.

Institucionet, ku KLSH ka ushtruar auditime gjatë vitit që shkoi përfshijnë institucione të qeverisjes qendrore, njësi të vetëqeverisjes vendore, institucione që administrojnë fonde speciale, sikurse është Instituti i Sigurimeve Shoqërore apo Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, institucione të pavarura, shoqëri aksionere me kapital shtetëore apo projekte me financim të huaj.

Sipas raporti të KLSH shkeljet e institucioneve janë në disa drejtime. Përdorimi I fondeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet në fushën e prokurimit public për shkak të mungesës së kontrollit në realizimin e këtyre procedurave, jo në përputhej me kuadrin ligjor është një prej tyre.

Po ashtu, konstatohet shkelje e disiplinës buxhetore në programimin dhe realizimin e shpenzimeve publike, lukidimin e faturave për shpenzime apo investime, me pasojë krijimin e dteyrimeve të prapambetura, parregullsi në adinistrimin e të ardhuave tatimore e jotatimore si dhe keqpërdorim të pronës shtetërore.

/ SCAN

S'KA KOMENTE