INSTAT: Vetëm 4% e të rinjve 15-29 vjeç janë edhe në punë...

INSTAT: Vetëm 4% e të rinjve 15-29 vjeç janë edhe në punë edhe në shkollë

61
SHPËRNDAJE
Young man sitting looking upset

Në të gjithë botën, por sidomos në Europë një përqindje e madhe e të rinjve në moshën 15-29 vjeç edhe punojnë edhe studiojnë.

Por Shqipëria shquhet për përqindjen e lartë te të rinjve që nuk janë as punë dhe as në shkollë, dhe e ka mjaft të ulët peshën e të rinjve që angazhohen edhe me studime edhe në punë.

Të dhënat e INSTAT që i referohen Anketës së Forcës së punës tregojnë se, vetëm rreth 4% e të rinjve në grup moshën 15-29 vjeç edhe punojnë edhe mësojnë.

Është Interesant fakti se përqindja më e madhe e të rinjve që punojnë po edhe që studion është në grup-moshën 15-19 vjeç. Të dhënat e INSTAT tregojnë se rreth 5% e kësaj grup moshe frekuenton edhe shkollën edhe punën, shumica janë gjimnazistë dhe studentë.

Ndërsa në grup-moshën 20-24 vjeç punojnë vetëm 4% e tyre janë edhe në pune edhe në shkollë dhe kryesisht janë studente. Por në moshën me produktive për mësim dhe punë, gati më shumë se 30% e të rinjve 20-24 vjeç nuk janë as në punë e as në shkollë.

Në grup-moshën 24-29 vjeç, pjesa dërrmuese janë vetëm në punë, rreth 76%, dhe vetëm 2% janë vetëm në shkollë.

Gjatë vitit 2021, shkalla e papunësisë arriti në 11,5% për popullsinë e grup-moshës 15 vjeç e lart, duke shënuar një ulje prej 0,2 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat zyrtare më të detajuara tregojnë se në vitin 2021 Ishin të punësuar 1,176,381 persona të moshës 15-64 vjeç me një rënie 0.4% në krahasim me një vit më parë ose mbi 4200 më pak se, më 2020 ku pandemia pllakosi vendi dhe punësimi u godit më së shumti.

Rritja më e madhe e punësimit shihet të ketë ndodhur në mesin e pensionistëve. Të dhënat e INSTAT tregojnë se të punësuarit mbi 64 vjeç u rritën me 15.5% në raport me një vit më parë ose 9668 persona më shumë.

Në vitin 2021 numri i pensionisteve të punësuar arriti në 72,368 persona nga 62 mijë e 700 në vitin 2020.

Në të kundërt punësimi në moshat e reja ka pësuar rënie përkundër nevojave të tregut të punës që paraqesin mungesa të thella në disa sektorë.

Sipas INSTAT, shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-24 vjeç është 27,1%. Krahasuar me vitin paraardhës, shkalla e papunësisë së të rinjve pësoi një rritje prej 0,6 pikë përqindje.

Hendeku që po lënë të rinjtë në tregun e punës po zëvendësohet me pensionistë. Sipas të dhënave të INSTAT numri i personave mbi 64 vjeç që janë raportuar në punë gjatë vitit 2021 shënoi rritje te ndjeshme në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

S'KA KOMENTE