Incident ne Egje mes Greqisë dhe Turqisë, regjistrohen të shtëna në ajër

Incident ne Egje mes Greqisë dhe Turqisë, regjistrohen të shtëna në ajër

482
SHPËRNDAJE

Një incident është regjistruar pasdites e së martës ku të përfshira kanë qenë një mjet lundrues i rojes bregdetare greke dhe 2 mjete të peshkimit turke në brigjet e Oinousses.

Sipas informacioneve të disponueshme, anijet turke po peshkonin në ujërat territoriale greke, diçka që është e ndaluar.

Ekuipazhi i Rojes Bregdetare tentoi të largonte anijet turke të peshkimit nga zona bregdetare greke, por kanë reaguar peshkatarët turq.

Pas kësaj mediat bëjnë me dije se të shtëna me armë janë regjistruar në zonë, ku personat që ndodheshin në anijen e rojes bregdetare kanë qëlluar për të nxjerrë jashtë ujërave territoriale greke anijet e peshkimit turk.

Pala turke pretendon se nga të shtënat është plagosur një peshkatar turk. Ky informacion nuk është konfirmuar nga Ministria e Transportit Tregtar dhe Roja Bregdetare.

S'KA KOMENTE