Inceneratorët/ Drejtoresha e Prokurimit Publik zbulon rolin e Ëngjëll Agaçit

1695
SHPËRNDAJE
G

Në dëgjesën publike në Komisionin Hetimor të inceneratorëve, drejtoresha e APP Reida Kashta deklaroi se institucioni i saj nuk ka qenë në dijeni të dhënies me koncesion të inceneratorit të Elbasanit. Ajo gjithashtu konfirmoi dhe pohoi në komision se Ligji i Koncesioneve e ndalon dhënien e koncesioneve me negocim pa shpallje, siç ka ndodhur me koncesionet e inceneratorëve.

Në komision, kryetarja e komisionit Tabaku e pyeti znj Kashta nëse APP ka qenë e informuar apo në dijeni të këtij koncesioni dhe shpalljes së tij. Ajo i kujtoi zonjës Kashta edhe një shkresë këmbim me Ministrin Koka. Kashta u përgjigj se nuk ka asnjë dijeni për inceneratorin e Elbasanit dhe procedurat e tij që i kushton buxhetit 22 mln euro pa TVSH.

Foy

Më tej Tabaku i vuri në dijeni një shkresë ku është i përfshirë edhe Ëngjëll Agaçi, por zoti Agaçi duket se ka qenë I informuar për kunërshtinë e APP dhe sërishmi ka vazhduar këtë procedurë. Foto e mësipërme vërteton faktin që ndonëse Agaçi kishte dijeni absolute për refuzimin e APP dhe ndonëse sot APP refuzon ta njohë si koncesion sërishmi ai ka vazhduar procedurën e një koncesioni antiligjor edhe sipas znj. Kashta.

Jorida Tabaku: A ka në Republikën e Shqipërisë ligji shqiptar një proçedurë e cila quhet, negociim pa shpallje?

Reida Kashta, Drejtoresha e APP: Cili nga ligjet?

Jorida Tabaku: Ligji i Prokurimit Publik.

Reida Kashta: Ligji i Prokurimit Publik ka një proçedurë që parashikon proçedurën e negociimit pa shpallje.

Jorida Tabaku: Ligji i konçesione ka një proçedurë negociim pa shpallje?

Reida Kashta: Ligji i konçesione ka vetëm proçedurë të hapur, të kufizuar dhe negociim me shpallje.

Jorida Tabaku: Kjo është përgjigjia që ju i keni dhënë dhe unë për qartësi do të lexoj përgjigjen që z. Eduard Ahmeti i ka dhënë z. Lefter Koka.  “Agjensia e Prokurimit Publik” konstaton se nëpërmjet këtij project-vendimi propozohet se për objektin e sipërpërmendur autoriteti kontraktues të negociohet me propozuesin e pakërkuar, lloji i kontratës të konçesionit PPPdhe afati i tij. Nga shqyrtimi i projekt-vendimit dhe relacionit shoqërues APP konstaton se ky projekt-vendim i referohet nenit 13, pika 2 dhe nenit 22 pika 3 të Ligjit për koncesionet dhe PPP. Referuar këtyre dispozitave autoritetet kontraktuese janë organe të cilat ky ligj i jep kompetenca që ta ndërmarrin një proçedurë të tillë. Në pikën 2 të dispozictës thuhet që autoritetet kontraktuese janë kryeministria, Kuvendi ose njësitë e qeverisjes vendore, dhe thuhet, sa i takon llojit të proçedurës që do të ndiqet APP arsyeton se në nenin 22 pika 3 të cilit i referohet ky projekt-vendim, parashikohet se, në dhënien e koncesioneve PPP autoriteti kontraktues mund të përdorë ose proçedurën e hapur ose proçedurën e kufizuar, ose proçedurën negociim me shpallje paraprake. Sa më sipër APP vlerëson se kjo proçedurë përzgjedhëse duhet bërë në përputhje me parashikimet ligjore”.

Pra këto tre lloj formash që ju na i përmendët. Proçedurë e hapur, e kufizuar dhe negociim me shpallje. Është e saktë?

Reida Kashta: Po ajo është përmbajtja e shkresës së APP-së.

Jorida Tabaku: Në dijeninë tuaj kjo proçedurë si u zbatua?

Reida Kashta: Në APP nuk ka asnjë komunikim të mëtejshëm për objektin të cilit ju i referoheni kështu që nuk kam asnjë informacion zyrtar si është zbatuar procedura. Ne thjesht kemi dhënë një mendim për projekt-vendim.

Jorida Tabaku: Si ka mundësi që është denoncuar publikisht, është folur vazhdimisht për këtë ju nuk e keni monitoruar?

Reida Kashta APP: Sepse nuk kemi një rekord për një procedurë të tillë koncensionare. Pra, nuk kemi asnjë komunikim të mëtejshëm për APP për këtë objekt.

Jorida Tabaku: Pra, ju po thoni që për ju kjo procedurë nuk ekziston? S’ka ndodhur?

Reida Kashta APP: APP-ja vihet në njoftim zyrtarisht me komunikime; nga njoftimi i procedurës dhe në vijim. Nuk kemi një komunikim për këtë procedurë.

Jorida Tabaku: Në kopje të shkresës që ish-ministër Lefter Koka ka nisur, për dijeni është edhe Ëngjëll Agaçi. Z.Ëngjëll Agaçi në çfarë marrëdhënie është me institucionin që ju drejtoni? Është mbikëqyrësi juaj, drejtuesi juaj është autoriteti tek i cili ju raportoni?

Reida Kashta APP: Është sekretari i përgjithshëm i organit tonë, epror. Pra, ne jemi institucion varësie, në varësi të Kryeministrisë.

Jorida Tabaku: Ju komunikimet me institucionin tuaj epror i mbani nëpërmjet cilit person?

Reida Kashta APP: Sekretarit të Përgjithshëm.

Jorida Tabaku: Atëherë, në dijeninë tuaj, për një procedurë që ju keni sugjeruar që nuk duhet të ndodh kështu; për një procedurë e cila është në shkelje të ligjit dhe për të cilën ju keni një epror tek i cili raportoni, cili pak javë më pas ka përgatitur një Vendim të Këshillit të Ministrave për të kaluar mbështetje financiare për këtë procedurë. Gjykoni që duhet të kishit informacion edhe ju?

Reida Kashta APP: Detyrat e mia janë në bazë të legjislacionit të prokurimit publik dhe koncesionit për aq sa kam kompetencë. Dhe kam një fushë veprimtarie shumë më të ngushtë sesa ka Këshilli i Ministrave dhe Sekretari i Përgjithshëm, përfshirë. Prandaj kalojnë shumë vendime dhe nuk më njofton njeri për vendimmarrje.

Jorida Tabaku: E kisha pak të vështirë ta konceptoja sesi funksiononte por ju na e sqaruat. Besoj se është e qartë për të gjithë edhe roli i z. Agaçi për këtë procedurë por njëkohësisht edhe përgjegjësitë e secilit.

(BalkanWeb)

S'KA KOMENTE