I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke në fshatin Jagodinë, Roskovec,procedohet penalisht autori...

I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke në fshatin Jagodinë, Roskovec,procedohet penalisht autori i dyshuar.

582
SHPËRNDAJE

DVP Fier

Roskovec/I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke në fshatin Jagodinë, procedohet penalisht autori i dyshuar.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin V. L., banues në Durrës, pasi në fshatin Jogodinë, ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur një sipërfaqe toke me prodhime bujqësore dhe disa koshere bletësh, në pronësi të shtetasve L. R., S. Ç. dhe N. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

S'KA KOMENTE