I vunë tritol në banesë, flet shefi i Krimeve në Shkodër

I vunë tritol në banesë, flet shefi i Krimeve në Shkodër

190
SHPËRNDAJE

Shefi i Krimeve në Shkodër, Pëllumb Shpati ka reaguar për herë të pari pasi i vunë tritol në banesë. Ai ka mohuar një konflikt të mundshëm duke thënë se di se kush e ka bërë. “Nuk kam asnjë konflikt me askënd. Nuk e di se kush mund ta ketë bërë”, ka thënë ai pas ngjarjes në orët e para të mëngjesit.Nga shpërthimi ka pasur dëme të shumta materiale. Për mediat foli dhe babai i tij, Gjergj Shpati, i cili u shpreh se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së djalit. I ati tregoi gjithashtu se në banesën tre katshe jetojnë tre familje me 17 anëtarë dhe se të gjithë kanë qenë aty kur ndodhi shpërthimi.

S'KA KOMENTE