I riu shqiptar vret te dashuren 19 vjecare ne Greqi

I riu shqiptar vret te dashuren 19 vjecare ne Greqi

292
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pire të Greqisë këtë mëngjes, ku një i ri shqiptar ka vrarë me armë zjarri partneren e tij.

I riu shqiptar ka vrarë me plumb në kokë partneren e tij 19-vjeçare, gjithashtu shqiptare, dhe më pas ka telefonuar autoritetet dhe ka deklaruar krimin e rëndë.

Oficerët e policisë kanë shkuar me shpejtësi në shtëpinë e çiftit dhe kanë gjetur të vdekur vajzën, ndërsa autori është dorëzuar.

Mësohet se 25-vjeçari shqiptar Qamil Taja ka vrarë me armë zjarri partneren e tij 19-vjeçare Kristjana Brakaj pas një sherri për motive xhelozie.

Pas krimit autori ka shkuar vetë në polici dhe ka rrëfyer krimin.

Mediat greke shkruajnë i riu ishte xheloz patologjikisht për partneren e tij 19-vjeçare.

S'KA KOMENTE