I riu shqiptar në Greqi, tmerron kalimtarët, godet me sëpatë makinat në...

I riu shqiptar në Greqi, tmerron kalimtarët, godet me sëpatë makinat në rrugë.

3964
SHPËRNDAJE

Një 29-vjeçar shqiptar është përfshirë në një ngjarje të paprecedentë, ku me anë të një sëpatë ka dëmtuar disa makina. Ngjarja në fjalë u regjistrua në rrugën ‘Agiou Fanouriou’ në Pagrati në orën 18.50 të së shtunës pasdite.

Mediat greke raportojnë se një i ri duke mbajtur një sëpatë në dorë ka kërcënuar efektivët e policisë, pasi fillimisht kishte shkaktuar terror tek banorët e zonës, të cilët e panë duke ecur në rrugët e zonës duke tundur sëpatën në duar.

Sipas Law & Order, 29-vjeçari me origjinë nga Shqipëria, i kishte shkaktuar dëme me sëpatë makinave në lëvizje dhe kërcënonte pasi shumë persona tentonin ta qetësonin. Brenda 4 minutash efektivët e policisë së grupit Zeus, të cilët janë vënë në dijeni për ngjarjen, kanë mbërritur në vendngjarje dhe e kanë rrethuar të riun.
Shqiptari shfaqet në video e cila është bërë virale, ku ofendon dhe kërcënon njerëzit në rrugë dhe vetë policinë.

Nga ana tjetër, efektivët e policisë mundohen ta qetësojnë. Madje në një çast, njëri prej tyre nxjerr armën për ta pasur nën kontroll 29-vjeçarin shqiptar. Efektivët i kanë bërë thirrje shqiptarit që të hedhë sëpatën por ai është kthyer me kërcënimet ndaj tyre.

Më pas policia ka ndërhyrë me kujdes duke e neutralizuar 29 vjeçarin shqiptar, të cilin e shtrinë përtokë me forcë. Më pas 29-vjeçari shqiptar u dërgua në komisariatin e Pagratit, ndërkohë që në banesën e tij u gjet një thikë 29 cm e gjatë.

S'KA KOMENTE